Nën kujdesin e Zyrës së Karrierrës, Diantina Zuna, ditën e enjte, datë 24 Janar 2013, në orën 12:30, në ambjentet e universitetit “Barleti” në Kampusin Nr 1, u bë një prezantim - me studentët Bachelor rreth kompanisë Zip Travel. Programi veror Work and Travel u siguron studentëve mundësinë për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara gjatë sezonit të pushimeve verore.
Prezantimi kaloi në disa faza shumë të vlefshme për studentët ku vijon si më poshtë:
- Prezantimi i kompanisë dhe rëndesia e aplikimit online për punësim në SHBA;
- Procedurat e aplikimit;
- Shjegim rreth dokumentave të nevojshme për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara;
- Si të zgjedhim ofertat e punës nga Zip Job Pool ose USA - Zip Job Fair ;
Një minutazh të konsiderueshëm iu rezervua edhe seksionit pyetje - përgjigje, ku studentët e Bachelorit ishin të interesuar në qoftë se ky lloj aplikimi online për punë ka sukses dhe rezultat.
