Zyra e Karrierës pranë UB fton të gjithë studentët, në një prezantim programesh punësimi gjatë pushimeve verore në SHBA. Prezantimi i këtyre mundësive do të bëhet nga kompania Zip Travel. Aktiviteti i Zip Travel eshte i disenjuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve për studentët me kohë të plotë, me qëllim që gjatë pushimeve verore studentët të punojnë dhe jetojnë ne SHBA.
Kur ? Ditën e Enjte, datë 24 Janar 2013, ora 12:30.
Ku ? Tek Kampusi Nr 1, Rr. Sami Frasheri, Nr. 41, Tirane.
Prezantuesi i programit : Aleksander Manojlovski, menaxheri i përgjithshëm i Zip Travel International për Ballkanin.
Etapat e prezantimit:
- Prezantim i shkurtër i Zip Travel. (3 minuta)
- Mundesitë që ofron programi Work and Travel (4 minuta)
- Si të aplikoni në punët e disponueshme në Zip Travel. (2 minuta)
- Si të zgjedhim oferta pune përmes Job-Fair (Panairi i punës) për Usa Work & Travel ( 2 minuta)
- Bashkëbisedim me studentët (10 minuta )
- Pyetje dhe përgjigje (10 minuta)
- Seksion i lirë
