Ditën e Premte dt. 01.03.2013 në orën 10:30, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Universitetin Barleti në bashkëpunim me Microsoft Albania zhvilluan një aktivitet në ambjentet e Protik Albania me studentët e vitit të parë dhe të dytë të Universitetit Barleti dega Infromatikë.
Gjatë këtij aktiviteti studentët u njohën me ambjentet e reja të qendrës Protik dhe mundësitë dhe mbështetjen që të ofron kjo qendër në zvillimin e një biznesi. Në këtë qendër u mbajt gjithashtu dhe një demostrim mbi zhvillimin e një aplikacioni për sistemin operativ Windows Phone, ku interesi i studentëve ishte shume i madh i cili u shfaq edhe në pyetjet e shumta që ata ngritën. Studentët gjithashtu patën mundësinë të njihen me risitë e reja në fushën e informatikës si dhe të njiheshin me disa nga iniciativat e reja që Microsoft Albania ka ndërmarrë me qeverinë shqipëtare si dhe iniciativa më e re “YouthSpark” e ndërmarrë nga Microsoft, e cila synon punësimin e 300 milion njerëzve në të gjithë botën nëpërmjet ICT, duke i dhënë në këtë mënyrë, një mundësi më shumë të rinjve shqiptarë për tu punësuar nëpërmjet teknologjisë.
Ky aktivitet u pëlqye nga studentët e degës Informatikë dhe shprehën interesin që edhe në të ardhmen të krijohen aktivitete të ngjashme në fushën e Informatikës.
