Nën kujdesin e përgjegjëses së Zyrës Alumni dhe Karriera, Fatjona Qurku dhe Diantina Zuna, ditën e premte, datë 11 Janar 2013, në orën 16:30, në ambjentet e universitetit “Barleti” tek Kampusi Nr 2, Rr. Frang Bardhi, Selite, Tirane.” u bë një prezantim me studentët Bachelor, Master dhe Alumni. Prezantim zgjati për rreth 50 minuta.
Duhet te theksojmë se Anegino është një kompani rekrutimi dhe ndërmjetësimi midis bizneseve dhe punë kërkuesve; praktikë e cila aplikohet së fundmi edhe në vendin tonë.
Prezantimi kaloi në disa etapa shumë të vlefshme për studentët si më poshtë vijon:
- Prezantimi i kompanisë dhe rëndesia e aplikimit online për punësim;
- Sugjerime për të diplomuarit e ardhshëm në kërkimet e tyre për punë;
- Si të shkruash një CV onlline, që ajo të jetë e sukseshme dhe tërheqëse;
- Cilat janë disa nga punët online që Anegino ka publikuar;
- A është ekspërienca e punës e rëndësishme në një format të tillë dhe a praktikohët me sukses ky lloj varianti;
- Cilat janë pritshmëritë e studentëve në lidhje me bizneset dhe e kundërta;
Një minutazh të konsiderueshëm iu rezervua edhe seksionit pyetje - përgjigje, ku studentët e Masterit ishin të interesuar në qoftë se ky lloj aplikimi online për punë ka sukses dhe rezultat.
Gjithashtu gjatë prezantimit disa prej tyre krijuan edhe profilet përkatëse.
Z. Polat u tregua i gatshëm t’u jepte përgjigje çdo pyetje të bërë në mënyrë që studentët të krijonin një ide se si ajo funksionon.
