Në Universitetin “Barleti”, ditën e hënë, datë 21 janar 2013, fillon trainimi rreth çështjeve gjinore.
Trainimi është pjesë e aktiviteteve sensibilizuese për çështjet gjinore të Akademisë GenderΣ, pranë Institutit Shqiptar për Çështjet Publike të këtij Universiteti.
Trainimi zhvillohet nga pedagogë të universitetit “Barleti” dhe eksperte me përvojë dhe të mirënjohura të fushës.
Pjesëmarrësit do të jenë kryesisht studentë të UB dhe të tjerë, në se janë të interesuar për të marrë një formim bazë mbi disa çështje kryesore lidhur me barazinë gjinore.
Pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë, e cila njeh dhe 2 (dy) ECTS.
Për pjesëmarrësit që nuk janë studentë të UB, tarifa e regjistrimit është 2000 lek.
Faza e parë e trainimit do të zhvillohet në 6 seanca nga 140 minuta secila, çdo të mërkurë, sipas axhendës që vijon:
| Tema | Trainer | Data | Ora | |
| 1 | Konceptet kryesore mbi përkatësinë gjinore | Dr. Saemira Pino MA Migena Kapllanaj |
21.01.2013 | 13.00 -15.30 |
| 2 | Dimensioni gjinor i medias |
MA Sonila Danaj | 23.01.2013 | 13.00 -15.30 |
| 3 | Gjinia dhe Ekonomia: të drejtat, mundësitë dhe sfidat | MA Elida Metaj | 30.01.2013 | 13.00 -15.30 |
| 4 | Gjinia dhe Politika: përfshirja, vendimmarrja dhe reagimi qytetar | Dr. Eglantina Gjermeni Msc. Etleva Bisha |
6.02.2013 | 13.00 -15.30 |
| 5 | Institucionet dhe roli i tyre në arritjen e barazisë gjinore | Dr. Ledian Droboniku LLM Edlira Lloha |
6.03.2012 | 13.00 -15.30 |
| 6 | Legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar për barazinë gjinore | MA Lavdie Ruci MA Jonida Lamaj |
13.03.2013 | 13.00 -15.30 |