Ditën e enjte,datë 17.01.201,ora 10.30 në Kampusin 1të universitetit “Barleti”
Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti në bashkëpunim me “Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim” merr iniciativën: Fuqizimi i Gruas Sipërmarrëse
Znj. Mirela Arqimandriti, drejtore ekzekutive e kesaj qende do të mbajë një leksion të hapur mbi fuqizimin e gruas sipërmarrëse në Shqipëri dhe ndihmën që organizata e saj ka dhënë në këtë aspekt.Takimi ofron mundësinë e njohjes me shoqatën “Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim” e cila ka bërë të mundur realizimin e disa projekteve në ndihmë të grave sipërmarrëse.Gjatë këtij takimi do të trajtohen problematikat me të cilat përballen gratë në shoqërinë Shqiptare.
