Universiteti Barleti shpall thirrje për pjesmarrje në Projektin ECOSMeG
Projekti ECOSMeG zhvillohet dhe mbështetet në kuadër të Programit: "Europe for Citizens Programme - Action 4 - Decision no. 2012 - 3683 / 002 - 001”. Ky projekt ka në fokus evidentimin, studimin dhe prezantimin e vendeve memoriale të holokaustit ndaj hebrenjve dhe viktimave të komunizmit.
Në kuadër të realizimit të projektit do të ftonim pjesmarrjen e studentëve, të cilët me prezencën në trajnime në vendet ku do të zhvillohet projekti, angazhimin aktiv si dhe bashkëpunimin me pedagogët organizatorë, do të kontribuonin në përmbushjen e motos së projektit
anë të ftuar të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar të të gjitha niveleve të studimit të universitetit “Barleti”.
Studentët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë brenda datës 21.01.2013 në adresën elektronike: [email protected] një letër motivimi, në të cilën të shprehin interesin e pjesmarrjes në këtë projekt.
Lutemi që të shënoni pikat më të forta, pasi do të përzgjidhen nga grupi organizator i projektit një numër i kufizuar studentësh.
