Zyra e Karrierës në UB fton të gjithë studentët e masterit, në një prezantim programesh punësimi, nga kompania ANEGINO, për studentët bachelor dhe master. Gjithashtu janë të mirëpritur dhe studentët ALUMNI të Universitetit Barleti.
Kur ? Ditën e premte, datë 11 Janar 2013, ora 16:30,
Ku ? Tek Kampusi Nr 2, Rr. Frang Bardhi , Selite, Tirane
Prezantuesi i programit : Onur Polat, Lider Projekti në Anegino
Etapat e prezantimit:
- Prezantim i shkurtër i Anegino-s. (2 minuta)
- Përse është e rëndësishme të përgatitësh një rezyme të mirë? (4 minuta)
- Si të plotësoni rezumenë në Anegino? (10 minuta - bashkëbisedim me studentët)
- Si të aplikoni në punët e disponueshme në Anegino. (1 minutë)
- Sugjerime për të diplomuarit e ardhshëm në kërkimet e tyre për punë (4 minuta)
- Pyetje dhe përgjigje (10 minuta)
- Seksion i lirë
Shënim: hyrja në këtë program do të mbahet në gjuhën Angleze nga z. Onur Polat, ndërsa prezantimi i materialit do të jetë në gjuhën Shqipe
Një mundësi e mirë për t’u afirmuar në tregun e punës!
