Në 14 dhjetor 2012, në Universitetin Barleti, u hap masteri profesional në “Sociologji zhvillimi me profil Zhvillim social komunitar”. Me hapjen e këtij masteri Universiteti Barleti plotëson të tre ciklet e studimit në Sociologji, bachelor, master si edhe PhD, ky cikël i tretë ofrohet nga Clemson University, një ndër universitetet më të suksesshme në SHBA, me të cilin UB ka filluar bashkëpunimin.
Programi i porsa hapur synon të përgatisë specialistë në fushën e sociologjisë për t’u përballur me sfidat në rritje të zhvillimit të komunitetit dhe shoqërisë shqiptare në tërësi.
Ai është përgatitur në përputhje me nevojat e kohës dhe për t’iu përgjigjur aspiratave për një shoqëri të zhvilluar dhe të integruar në strukturat evropiane dhe i referohet në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimit social duke e konsideruar këtë si sfidën e vërtetë të shoqërisë shqiptare.
Studimet Master në Sociologji Zhvillimi iu drejtohen - së pari - atyre që kanë kryer studimet bachelor në Sociologji apo degë të afërta me të dhe përbëjnë vazhdim të natyrshëm të formimit të tyre të profilizuar. Ky program iu drejtohet edhe personave të diplomuar në profile të tjera, por që në momentin e aplikimit janë të punësuar në sektorë që kërkojnë këtë lloj formimi, apo atyre që synojnë të punësohen në të ardhmen në këta sektorë. Dijet dhe aftësitë e përfituara gjatë procesit mësimor do të përbëjnë një avantazh të rëndësishëm për zhvillimin e karrierës së tyre profesionale.
Sektorët e mundshëm të punësimit
Administrata publike, qendrore apo lokale; organizata të shoqërisë civile të natyrave të ndryshme (lokale, rajonale, kombëtare, ndërkombëtare - gjinore, të minoriteteve, profesionale, të shërbimeve, shëndetësore, të të drejtave të njeriut etj.); në sektorë të burimeve njerëzore (institucione, ndërmarrje, sipërmarrje), në sektorin e ekonomisë (ndërmarrje, sipërmarrje etj.; në sektorë të shërbimeve të punësimit (zyra të punës, qendra të punësimit etj.); në sektorë që merren me politika zhvillimi (institucione të politikëbërjes, hartim dhe zbatim të politikave publike); në komunitetet (qendra komunitare sipas vendbanimeve, lokale etj.)
Për më shumë lexoni këtu
