është një privilegj që këtë numër t’ja dedikojmë jo vetëm aktiviteteve studentore pranë universitetit tonë që kanë qënë të shumta, por edhe një eventi thelbësor për të gjithë vendin siç është 100 vjetori i Pavarësisë së shtetit shqiptar. Qëllimi i revistës siç jeni njohur në këto vite është pikërisht dhënia krahë mendimit të lirë të studentëve, të rinisë e cila me energjinë, kreativitetin dhe optimizmin e saj kontribuon më shumë se çdo shtresë tjetër e shoqërisë për një shtet të së drejtës dhe mbi të gjitha përfaqësues. Pavarësisht kufizimeve censurimeve apo çdo lloj pengese tjetër rinia dhe studentët kanë ditur gjithmonë të thonë fjalën e tyre në këto 100 vite pavarësi duke u udhëhequr nga motoja: na llogarisni edhe ne.
Studentët asnjëherë nuk e kanë konceptuar shtetin si një shumatore zyrash, dollapësh, dokumentesh dhe burokratësh që bëjnë thjesht inventare por gjithmonë janë ndjerë pjesë e pandashme e tij, ku me vrull rinor dhe me shpirt kritik kanë ngritur zërin e tyre ndaj çdo lloj shkeljeje dhe padrejtësie, duke bërë që kambanat burokratike të gjëmojnë zhurmshëm, pasi SHTETI JEMI VETë NE!.
Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë të dashur miq dhe kurrë mos pyesni veten çka bërë Shqipëria për ju pa pyetur më parë thellë thellë ç’po bëni ju për të!
Shkarko Revistën "Zëra Studentorë" Nr 11 në Format PDF
