Një delegacion nga Universiteti i Birmingamit do të vizitojë Ballkanin nga data 4-8 dhjetor 2012. Delegacioni kryesohet nga Profesor Mark Webber - Drejtor i Studimeve të Qeverisjes dhe Shoqërisë, në përbërjen e tij është dhe Profesor Stefan Wolff - Drejtor i Kërkimeve Shkencore, Dr Graham Timmins - Drejtor i Programit Arsimor, Dr Gëzim Alpion - Drejtor i Programeve të Kombinuara. Anëtarët e delegacionit janë studiues me reputacion ndërkombëtar, interesimi shkencor i të cilëve përfshin politikën, shoqërinë, fenë dhe mediat në Evropën Jug-Lindore. Delegacioni do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë.
Delegacioni i Universitetit të Birmingamit do të bëjë një vizitë pranë Universitetit Barleti, ku akademikët nga Birmingami do të priten nga Administratorja e Deleguar, znj. Adriana Berberi, e cila do të hapë edhe simpoziumin që do të zhvillohet në Sallën A 24, Kampusi 1, Pranë Digës së Liqenit, më 5 dhjetor nga ora 10:30-13:00. Në këtë aktivitet, që do të ndiqet nga rektorë universitetesh në Shqipëri dhe përfaqësues të mediave akademikët nga Birmingami do të flasin për rezultatet e larta të universitetit të tyre në fushën kërkimore-shkencore, programin e tyre të shkëlqyer universitar dhe pasuniversitar, mardhëniet e këtij institucioni me qytetin e Birmingamit si dhe lidhjet ndërkombëtare të universitetit të tyre, që shihen, ndër të tjera, në numrin e madh të akademikëve dhe studentëve të huaj. Pas kumtesava të tyre, anëtarët e delgacionit do t’iu përgjigjen pyetjeve të të pranishëmve.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri delegacioni do të pritet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj. Akademikët e Universiteti të Birmingamit janë ftuar për të zhvilluar disa biseda televizive në studio në Tiranë.
