Dr. Dritan Fino, pedagog i Universitetit "Barleti" ka botuar librin e tij të parë me titull: Kontabiliteti dhe Ekonomia në Vendet në Zhvillim: Roli i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë: ISBN: 973-3-659-26920-2
http://www.amazon.com/Accounting-Economy-Developing-Countries-International/dp/3659269204/ref=sr_1_1?ie=UTF8&qid=1353935479&sr=8-1&keywords=dritan+fino
Mjedisi ekonomik, kulturor, social, politik dhe juridik ndikon në një masë të madhe zhvillimin e kontabilitetit në një vend të caktuar. Diversiteti në sistemet e kontabilitetit, ka rezultuar në një mungesë të krahasueshmërisë nga vendi në vend duke penguar ekonominë dhe rritur kostot. Në mënyrë që të lehtësojë procesin e realizimit të biznesit në tregjet ndërkombëtare, BSNK (Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit) ka krijuar një grup të vetëm të standardeve të kontabilitetit, që ofrojnë informacion transparent dhe të krahasueshëm. Këto standarde janë duke u pranuar në mbarë botën. Si pasojë, shumë vende kanë adoptuar SNRF-të (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar) dhe shumë të tjera janë në process ose duke marrë parasysh adoptimin e këtyre standardeve.
Duke studiuar përvojën shqiptare, vendet në zhvillim mund të gjejnë implikime të vlefshme dhe të konsiderueshme që do t’i ndihmojnë ato në përpjekjet e tyre për zbatimin e SNRF-ve. Adoptimi dhe zbatimi i këtyre standardeve do të rrisë transparencën, krahasueshmërinë dhe llogaridhënien e raportimit financiar, si dhe do të përmirësojë cilësinë e informacionit financiar të raportuar. Rrjedhimisht, raportimi financiar i shëndoshë do të përmirësojë rrjedhjen e kapitalit dhe të investimeve në këto vende duke i ndihmuar ato në misionin e tyre për një rritje më të lartë ekonomike dhe zhvillim.
