Education USA është një rrjet me 170 qendra informative, ku miliona studentë të vendeve të ndryshme të botës marrin informacion të detajuar dhe të përditësuar për mënyrën e aplikimit dhe shkollimit në Kolegjet dhe Universitetet më të mira Amerikane.
Ky rrjet i qendrave informative gëzon mbështetjen e plotë të Zyrës për Edukim dhe Çështjet Kulturore të Departamentit të Shtetit Amerikan. Instruktorët pranë qendrave informative kanë përvojën dhe kualifikimin e duhur lidhur me programet e studimit Bachelor dhe Master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata i orientojnë dhe qartësojnë aplikantët, që të ndjekin në mënyrë vijuese hapat e duhur, të cilët do të përmblidheshin në 5 të tillë:
1- Shqyrto alternativën më të mirë për arsimim;
2- Përfundo dokumentacionin për aplikim;
3- Financo studimet, duke aplikuar për bursë;
4- Apliko për vizë studenti;
5- Përgatit udhëtimin për në USA.
Qendra është e pajisur me një bibliotekë të pasur me libra dhe CD, sipas fushave më parësore të arsimimit. Aktualisht kjo Qendër ka rreth 300 libra të fushave të ndryshme, si në: Arkitekturë, Biologji, Mjekësi, Farmaci, Inxhinieri, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Drejtësi, Ekonomi, Telekomunikim, Psikologji, Punë Sociale, Sport, etj. Gjithashtu, biblioteka disponon edhe libra përgatitorë për testimin e gjuhës angleze, TOEFL, PEARSON si dhe libra për testimin e njohurive në ACT, GRE, LSAT, SAT, GMAT, të shoqëruar me CD-të përkatëse.
Qendra Informative e Arsimit Amerikan ne Shqipëri ndodhet pranë Universitetit Barleti dhe mundëson këto informacione: - Përzgjedhje e institucionit më të përshtatshëm për arsimim; -Njohje me kriteret e pranimit për fusha të ndryshme studimi; -Orientim për testet (TOEFL, GRE, GMAT, SAT, GED, ACT, etc.);
Testim të gjuhës angleze (PEARSON test of English); -Mbështetje financiare dhe mundësi bursimi; -Informim mbi jetën sociale dhe kulturore në USA.
Faqja zyrtare në internet përjavësohet me mundësi të ndryshme bursash studimi si dhe njoftime të tjera të rëndësishme E-mail: [email protected] Web: www.educationusa.al
