Instituti Shqiptar për Çështjet Publike shpall njoftimin për një pozicion si praktikant pranë këtij Instituti.
Data e nxjerrjes së njoftimit: 1 Nëntor 2012
Data e fundit e dorëzimit: 15 Nëntor 2012
Data e fillimit të praktikës: 20 Nëntor 2012
Kohëzgjatja: 9 muaj (me mundësi shtimi të periudhës)
Orari: fleksibël (mund të negociohet dhe caktohet pas përzgjedhjes së kandidatit/es)
Kush është AIPA
Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA), është një organizatë jofitimprurëse, pa anëtaresi, e cila nuk ndjek qëllime politike, tregtare, biznesi dhe fetare, e krijuar rishtazi (2011), misioni i të cilës është të kontribuojë në proceset e demokratizimit të jetës së vendit, të ndikojë në përmirësimin e mënyrave të politikëbërjes në Shqipëri, në nivel qëndror dhe vendor, në ndërtimin e kapaciteteve për të rritur pjesëmarrjen e publikut në të gjitha veprimtaritë sociale me interes publik.
Ky mision synohet të arrihet nëpërmjet promovimit të vlerave dhe praktikave demokratike, ndërgjegjësimit dhe edukimit të qytetarëve aktivë, testimit të opinionit publik, monitorimit të strategjive dhe politikave të ndryshme, duke ofruar njohuri mbështetur mbi kërkimet më të fundit dhe ekspertizë të kualifikuar dhe të pavarur për çështjet politike, sociale, ekonomike dhe ligjore që lidhen me zhvillimin e vendit.
Për më shumë, mund t’i referoheni faqes tonë zyrtare http://aipa.umb.edu.al/
Detyrat dhe përgjegjësitë e praktikantit/es
Pozicioni i praktikantit/es do të jetë ai i asistentit/es në veprimtarinë e AIPA-s. Detyrat që do të mbulojë janë:
- Mbledhja, renditja dhe plotësimi i dokumentacionit të zyrës dhe projekteve,
- Mbajtja e shënimeve gjatë mbledhjeve të stafit, bordit dhe atyre me bashkëpunëtorët dhe raportimi i shkurtër i tyre,
- Përmbushja e detyrave administrative dhe logjistike të zyrës sipas nevojave të Drejtorit Ekzekutiv dhe Koordinatorëve të Projekteve,
- Asistenca në realizimin e proceseve të aplikimit, realizimit, zbatimit dhe raportimit të projekteve dhe aktiviteteve të Institutit,
- Kontributi me ide dhe ndihmë për projekte dhe aktivitete të reja,
- Çdo detyrë tjetër për të cilën mund të ketë nevojë zyra.
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar
Kandidati/ja duhet të ketë këto kualifikime dhe përvoja:
- Të jetë student/e i vitit të tretë ose në programin master,
- Të jetë duke studiuar në Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Ekonomisë dhe Financës, Fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të Shkencave të Aplikuara,
- Të dijë të përdorë paketën Windows Office (kryesisht Word, Excel),
- Të dijë një gjuhë të huaj (preferohet anglisht),
- Të ketë dëshirë për të mësuar dhe bërë gjëra të reja,
- Të ketë ndjeshmëri për çështjet sociale e publike,
- Të ketë aftësi në komunikim,
- Të jetë në gjendje të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu dhe në grup,
- Përvoja e mëparshme në punë zyre vlerësohet, por nuk është e domosdoshme.
Të gjithë personat e interesuar duhet të dorëzojnë një CV dhe një letër interesi të shkurtër (rreth 300 fjalë) se përse mendojnë se janë kandidati/ja e përshtatshme për këtë pozicion. Aplikimet mund të dorëzohen nëpërmjet email-it tek adresa [email protected] deri në datë 15 Nëntor 2012.
Nëse keni ndonjë pyetje apo diçka të paqartë mund të na drejtoheni tek [email protected]
