Programi IPA - Bashkëpunimi Ndërkufitar Shqipëri - Mali i Zi
Në 11 Tetor 2012, në ambjentet e Bashkisë Shkodër u organizua një takim i projektit "Arti, Plastika dhe Ricklimi". Në këtë këtë takim morën pjesë: përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore të Qarkut të Shkodrës për zonën rrethuese të liqenit, perfaqesues nga bizneset, partneret e Malit të Zi (CSTI) dhe stafi i UB-së.
Takimi u hap nga Menaxheri i projektit Dr. Gazmend Zeneli, i cili falenderoi pjesëmarrësit dhe ju uroi atyre mirëseardhjen. Dr. Zeneli, në prezantimin e tij bëri një përshkrim të problematikës lidhur me mbetjet në zonat rreth Liqenit të Shkodrës dhe rëndësisë së ndërmarrjes së këtij projekti. Më pas ai foli për objektivat e projektit, aktivitetet që jane realizuar deri tani, dhe rezultatet e pritshme. Dr. Zeneli vuri theksin në rëndësinë që ka bashkëpunimi me pushtetin lokal, si përfituesit kryesor të këtij projekti.
Fjalimi i rradhës u mbajt nga Znj. Svetlana Vujicic, drejtoreshë ekzekutive e qëndrës për inisiativat në zhvillimin e turizmit (CSTI). Gjatë këtij prezantimi u theksua rëndësia e këtij projekti dhe rezultatet që ishin arritur deri tani,si dhe ide të ndryshme mbi objektet që do te riciklohen.
Pas ketij prezantimi, fjalimin e mori eksperti gjerman z. Gerhard Bar, i cili bëri një prezantim të punëve të ngjashme të zhvilluara në vënde të ndryshme të botës, për pastrimin nga ndotjet plastike. Z. Bar bëri edhe një demostrim të disa punëve të bëra me plastike, si kosha mbeturinash, kopertinën e një libri, abazhure etj. si dhe tregoi ecurinë dhe procesin që nga mbledhja e pastikes deri në riciklimin e tyre.
Përfaqësuesi i njësise të qeverisjes vendore, Z.Nektar Dume shprehu vlerësimin e tij për konceptimin e këtij projekti, rëndësinë që ai paraqet për popullsinë e zonave në fjalë dhe shprehu angazhimin e tij për të bashkëpunuar në këtë projekt. Projekti shfaqi interes edhe tek pjesetarë të tjerë të takimit, të cilët falenderuan për këtë inisiativë dhe shprehën gadishmërinë e tyre për të ndihmuar në cdo hallkë të projektit.
Në fund të takimit u vizituan disa markete të zonës, ku z.Bar bëri një prezantim të shkurtër të produkteve dhe specifikave të tyre të cilat janë të përdorshme për projektin dhe për të realizuar procesin e riciklimit.
