Gjatë periudhës 17-20 tetor 2012, në Ohër të Maqedonisë u mbajt konferenca Ndërkombëtare mbi “Parandalimin e konflikteve dhe ndërmjetësimin në shkolla”. Universiteti ynë u përfaqësua nga Eurona Leka, Pedagoge pranë Departamentit të Qeverisjes, Politikës dhe Komunikimit, Fakulteti i Shkencave Sociale, e cila mbajti kumtesen me titull “Ndërmjetësimi si metodë e zgjidhjes së konflikteve në rajon”.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në Ohër u mundësua për të pranishmit në Konferencë nje prezantim i ofertës akademike të universitetit “Barleti”, e cila u mirëprit me interes, në mënyrë të veçantë u shfaq interes për programin e Doktoraturës si dhe për programin master profesional në Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore.
