Në Universitetin " Barleti", ditën e Mërkurë, në datën 24.10.2012, u organizuan dy evente: Prezantimi i librit “Organizimi gjyqësor në lëndën penale në Republikën e Shqipërisë”, me autor Dr. Ilir Panda, njëkohësisht edhe pedagog në këtë Universitet, ku pjesëmarrësit evidentuan vlerat e këtij botimi, i cili i shtohet bibliotekës juridike shqiptare; si dhe u nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit "Barleti" dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, sipas të cilës parashikohet organizimi i aktiviteteve të përbashkëta dhe një bashkëpunim i frytshëm në kuadrin e praktikës mësimore, kërkimit shkencor, etj.
Në këtë aktivitet, përveç pedagogëve, studentëve dhe drejtuesve të Universitetit "Barleti", merrnin pjesë edhe gjyqtarë, prokurorë, avokatë, juriste të ndryshëm dhe studentë e pedagogë të universiteteve të tjera.
