Federalistët e Rinj Europianë në Shqipëri ( JEF Albania) organizuan për të dytin vit aktivitetin simulues të Bashkimit Europian në datat 10-14 tetor 2012. Në të morën pjesë 140 të rinj nga Shqipëria, nga rajoni dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Gjatë aktivitetit pjesëmarrësit luajtën rolet e Ministrave të shteteve anëtare të BE-së, Deputetëve të Parlamentit Europian, MEP dhe gazetarëve. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të proceseve integruese Europiane në Shqipëri, MEU Albania pati një bashkëpunim të ngushtë me Universitetin “Barleti”.I gjithë aktiviteti, nga ana e Universitetit “ Barleti”, u ndoq nga Diantina Zuna dhe Dorina Plaku, që vazhdimisht i vinin në ndihmë MEU Albania.
Seancat u zhvilluan në ambientet e UB. Në hapjen e ceremonisë pati një fjalim përshëndetës nga Rektori i universitetit “Barleti”, Marenglen Spiro, i cili u uroi mirëseardhjen Federalistëve të Rinj Europianë. Në dt. 11 tetor u zhvillua në Hotel Tirana International Big Coference, ku pati një bashkëbisedim rreth temave të ndryshme të proceseve integruese të BE-së.
I ftuar ishte edhe prof. Dorian Jano nga Universiteiti “Barleti”. (Nga MEU Albania pati një reklamim për Universitetin “Barleti” http://www.meu.al/2012/, http://www.meu.al/2012/parteners.php, http://www.facebook.com/pages/Model-European-Union-Albania/167347486675406. Në fund të aktivitetit gazetarët merreshin me botimin e gazetës, ku UB ishe prezent.)
