Dr Dorian Jano, Pedagog i universitetit “Barleti”, publikon në revistën akademike ndërkombëtare Balkan Journal of Philosophy (2012, vol. 4, nr. 2) esenë me titull “Rishikimi i konceptit Rawlsian mbi Arsyen Publike”.
Në këtë ese filozofike shqyrtohen elementët kryesorë, si dhe rivlerësohet debati pro dhe kundër mbi idenë Rawlsiane të “arsyes publike”. Në këndvështrimin liberal mbi arsyen publike, kur e drejta prevalon, atëherë ka hapësirë për ekzistencën e konceptimeve të ndryshme të së mirës. Ndërkohë që kur “arsyeja publike” bazohet tek filozofia komunitare e së mirës, atëherë ne rrezikojmë të përjashtojmë të drejtën, që nënkupton përjashtimin e individëve që ndajnë një botëkuptim tjetër të së mirës. Kjo ese propozon që ideja e “arsyes publike” duhet të kuptohet më shumë si një artikulim i modelit politik të trajtimit të forcës dhe më pak si një vlerësim gjithëpërfshirës i moralit.
Për më tepër kliko këtu http://www.issk-bas.org/BJP
