Ditën e premte, 05 Tetor, 2012 u zhvillua aktiviteti Open Day @ UB II. Si rezultat i kërkesave të shumta, universiteti “Barleti” hapi edhe nje ditë tjeter dyert për t’ju ardhur më pranë studenteve te interesuar për programet studimit Bachelor ,Master dhe Phd pranë universitetit “Barleti”.
Kjo dite mundësoi takime të afërta me drejtuesit e Universitetit, pedagogët e Fakulteteve dhe njohje më të detajuar të programeve mësimore.
OPEN DAY II, ashtu si edhe dita e pare, shërbeu nga komunitetit Barleti nga ora 9 e mëngjesit deri në 20 të darkës dhe i ofroi studentëve të interesuar mundësinë e regjistrimit atë ditë me përfitimin e 10% ulje nga tarifa mësimore për një vit.
Falënderojmë të gjithë studentët dhe prindërit që erdhën, gjithashtu pedagogët dhe stafin e përkushtuar.
