Ditën e shtunë, dt. 29 Shtator 2012, u zhvillua ceremonia e diplomimit për vitin akademik 2011-12, në ambientet e Hotel Adriatik, Durrës.
Përveç të diplomuarve, të pranishëm ishin familjarët e tyre si dhe pedagogë të Universitetit Barleti. Gjithashtu, nderuan me pjesëmarrjen e tyre figura të nderuara të fushës akademike në Shqipëri, njëkohësisht edhe anëtare të bordit drejtues të Universitetit Barleti.
Urojmë edhe një herë të diplomuarit për arritjen e tyre në marrjen e diplomave të tyre Bachelor dhe Master. Urime të mëtejshme dhe dalshi faqebardhë në çdo sfidë që i vendosni vetes. Ju mirëpresim në çdo kohë për të na vizituar dhe treguar mbi arritjet tuaja të tjera në jetë e për të na bërë edhe më krenarë për ju.
