Ditën e mërkurë, 26 Shtator, 2012 u zhvillua aktiviteti Open Day @ UB si një përpjekje për t’ju ardhur edhe më pranë studenteve te interesuar per te ndjekur studimet prane Universitetit Barleti, duke i mundësuar takime më të afërta me drejtuesit e Universitetit, pedagogëve të Fakulteteve dhe njohjen më të detajuar të programeve mësimore.
Kjo ditë e hapur, i shërbeu komunitetit Barleti nga ora 9 e mëngjesit deri në 20 të darkës, dhe i ofroi studentëve të interesuar mundësinë e regjistrimit atë ditë me përfitimin e 10% ulje nga tarifa mësimore për një vit.
Falënderojmë të gjithë studentët dhe prindërit që erdhën, pedagogët dhe stafin e përkushtuar, dhe njëkohësisht na vjen keq për të gjithë të tjerët që nuk arritëm t'i takonim në ketë ditë kaq të bukur. Urojmë të shihemi së shpejti.
