Universiteti Barleti në bashkëpunim me Institutin e Sociologjisë, Universitetin e Vlorës Ismail Qemali dhe Universitetin Pavarësia, Vlorë do të organizojnë Konferencën Ndërkombëtare Ndërdisiplinore: "Identiteti, Imazhi dhe Kohezioni Social në Epokën e Integrimeve dhe Globalizimit", që do të mbahet në Vlorë, më 26-27 nëntor 2012, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.Bashkëngjitur është sërish thirrja për pjesëmarrje, në shqip dhe anglisht. Ju kujtojmë se afati i dërgimit të abstrakteve është: dita e enjte, date 20 shtator 2012. Për më shumë informacion, klikoni këtu.
