Ditën e hënë, datë 27.08.2012 dhe ditën e mërkurë datë 29.08.2012 në ambjentet e Bashkisë Krujë u zhvillua seminari në Menaxhimin e Ciklit të Projektit me trajnere, pedagogen e degës së Menaxhimit në Universitetin Barleti Znj.Irida Nikolla.
Në këtë seminar ishin te pranishëm punonjës nga sektorë të ndryshëm të administrates, si zyra e shërbimit social, zyra e urbanistikës, ekonomisë, sherbimit publik etj. Gjatë seminarit u zhvillua ideja e projekt propozimeve, struktura e ndarjes së punës, përcaktimi i aktiviteteve dhe renditja e tyre, buxheti i projektit, roli i menaxherit të projektit si dhe menaxhimi i riskut, përfundimi i projektit dhe vleresimi i tij.
Pjesemarrësit ishin të interesuar dhe ndoqën me vemendje seminarin, kjo u shpreh nga interesimi i tyre për të drejtuar pyetje mbi projekte të ndryshme që lidheshin me zyrën e tyre. Të gjithë pjesemarrësit shprehën vleresimin e tyre për konceptimin e këtij projekti nëpërmjet formularit të vlerësimit të shperndarë në fund të këtij seminari.
