Ne daten 17 korrik, në mjediset e HOTEL Rogner ne Tirane, Qendra për studime shqiptare, themeluar nga tre universitete të hapësirës kombëtare, Universiteti Barleti, Universiteti për biznes dhe teknologji në Prishtinë dhe Universiteti shtetëror i Tetovës, prezantuan numrin e parë të revistës Gjeopolitika.
Në një prani të gjerë parlamentarësh (zoti Fatos Beja, nënkryetar i parlamentit, zoti Prec Zogaj kryetar i komisionit të jashtëm, zotit Edmond Spaho, kryetar i komisionit të ekonomisë), akademikësh nga universitete dhe qendra të tjera kërkimi, rektorësh të tre universiteteve në fjalë, kryeredaktori Mentor Nazarko dhe drejtori i numrit Prof.Artan Fuga parashtruan disa nga të rejat e numrit të parë të të përtemuajshmes së parë në llojin e vet në të gjithë hapësirën kombëtare dhe drejtimet e punës së tyre për të ardhmen.
Numri i parë i kushtohet bashkëpunimit ekonomik Shqipëri/Kosovë dhe skenarit të krijimit të një hapësire ekonomike të përbashkët, të favorizuar nga ekzistenca e shoqërive shqiptare në rajon. Ajo përmban kontribute të profesorëve dhe kërkuesve të Universitetit Barleti, të universitetit të Biznesit dhe teknologjisë së Prishtinës, dhe atij të Tetovës si dhe kërkues të tjerë të huaj.
Në prezantimin e vet kryeredaktori Nazarko e konsideroi numrin e parë, një projekt gjeopolitik që mban parasysh kohën dhe hapësirën e jashtëzakonshme ku jetojmë, rajonin e Ballkanit dhe hapësirën shqiptare. "Brenda një viti Kosova u bë e pavarur dhe morëm ftesën për në NATO. A ka hapësirë më interesante në pikëpamje gjeopolitike se sa kjo!", - pyeti Nazarko. Ai vlersoi si të rëndësishme shkrirjen e kontributeve akademike me ato politike dhe publicistike në një revistë si kjo.
Profesor Fuga, parashtroi disa nga konceptet e artikujve të vet ku analizohet influenca e faktorëve globalë në zhvillimet rajonale. Ai vlerësoi revistën në pikëpamje të qartësisë së strategjisë që premton sukses dhe në të ardhmen.
Profesor Marenglen Verli vlersoi gjithashtu numrin e parë dhe trajtoi disa nga potencialet ekonomike të Shqipërisë etnike në prag të ndarjes së trojeve shqiptarë në 1913.
Professor Hajrizi, rector i Universitetit të Biznesit dhe teknologjisë së Prishtinës, foli për aktivitetet e reja të Qendrës ku vecohet Konferenca e ardhshme për bashkëpunimin ndërshqiptar në Prishtinë në muajin tetor.
Revista, botim i shtepise botuese "Dudaj" eshte ne qarkullim ne te gjithe pikat e shitjes
Partnerë:
Universiteti Barleti Tiranë; Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë, Prishtinë, dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Bordi i Qendrës për Studime Shqiptare
Kosovë Maqedoni Shqipëri
Edmond Hajrizi Arbën Xhaferri Artan Fuga
Enver Hoxhaj Ermira Mehmeti Mentor Nazarko
Ulpiana Lama Sulejman Rushiti Pëllumb Xhufi