Viti 2008 duket se është hapur më së miri në universitetin “Barleti”.
Nisja e leksioneve pas pushimeve të fundvitit ka përkuar me nënshkrimin e marrëveshjes së rëndësishme të bashkëpunimit mes UB-së (në veçanti departamentit të Shkencave Politike) dhe Konsorciumit Europian për Kërkimet Politike, i njohur si ECPR (European Consortium for Political Research).
ECPR është një shoqatë e pavarur punimesh kërkimore, e themeluar në vitin 1970 dhe e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo mbështet dhe inkurajon trajnimin, studimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të kërkuesve politikë në Europë e më gjerë. Aktualisht në ECPR marrin pjesë rreth 325 institute evropiane dhe pjesëtarë të asociuar nga më se 40 vende të botës, deri në Zelandën e Re dhe Japoni. Këta pjesëtarë formojnë së bashku një rrjet prej mijëra individësh: shkencëtarë politikë e të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe specialistë të studimeve evropiane.
Consorcium for Political Research e ka vendosur tashmë UB në listën e partnerëve zyrtare, e cila mund të konsultohet në:
http://www.essex.ac.uk/ecpr/membership/currentmembers.aspx
