
Klubi i Medias dhe Klubi "Debat & Komunikim Reldi" në bashkëpunim me organizatën "Gratë në Shërbim Publik" zhvilloi takimin online me temë: "Metamorfoza e Komunikimit" me të ftuar eksperten e komunikimit, gazetaren Suela Musta. Takimi u moderua nga studentja Marjana Koçeku.
Falë eksperiencës së gjatë që znj.Musta ka në fushën e Komunikimit dhe Gazetarisë, me shumë pasion përcolli tek dëgjuesit, këshilla mjaft të vyera rreth komunikimit efektiv dhe komunikimit të mirë. Ajo përcolli një mesazh shumë të rëndësishëm për rininë: kujdesin që duhet pasur ndaj asaj që njihet si "Autizëm Social", mos largimim nga libri vlerat e vërteta të cilit nuk do mund ti zëvendësojë asgjë, raportin e ngushtë që duhet pasur me natyrën dhe koordinimin e kohës që shpenzojmë në rrjete sociale.
