
Drejtoresha e Institutit Adriapol, Znj. Esmeralda Hasani, do të jetë e ftuar si folëse kryesore në Forumin e III Ekonomik të Tiranës. Forumi Ekonomik i Tiranës gjatë viteve të kaluara është zhvilluar si një takim i nivelit të lartë të liderëve politikë, të korporatave dhe intelektualëve më me ndikim shqiptar dhe ndërkombëtar, duke adresuar sfidat e ngutshme me të cilat përballen aktualisht Shqipëria dhe rajoni. Forumi do të mbahet në 12 Mars 2021.
