
Klubi i Psikologjisë organizoi aktivitetin online me temë "Menaxhimi i ankthit dhe stresit para provimeve", nën koordinimin e studentëve Malfrida Hyka, Jurgena Mehmetaj dhe Tedi Jaho. Diskutimi u fokusua rreth mënyrës se si këto fenomene shfaqen gjate sezonit të provimeve, teknikat dhe aftësitë që sugjerohen në reduktimin e niveleve të stresit/ankthit me synim rritjen e performancës akademike.
Në fund diskutimi u përmblodh me disa teknika dhe këshilla të cilat duhet ti kemi parasysh gjatë të mësuarit. Diskutimit nuk i munguan aspak dhe mendimet profesionale nga pedagogët prezent në takim.
