
Më datë 25.02.2021 u zhvillua takimi i Klubit të Fotografisë me pjesëmarrjen e studentëve nga programe të ndryshme të studimit nën koordinimin e studentëve Premtim Xhaferri, Petrit Selmani, Elxhi Runaj dhe Arjan Ruçaj.
Studentët u njohën me disa nga teknikat e fotografisë, sugjerime sesi të mund të bëhen foto të bukura etj. Gjatë takimit studentët realizuan disa foto nga vetë ata nën ndihmën e studentëve koordinator.
