
Më datë 25.02.2021 u zhvillua takimi i Klubit të Librit me pjesëmarrjen e studentëve nga programe të ndryshme të studimit. Klubi i librit synon të organizojë studentë të apasionuar pas leximit për t’u mbledhur dhe diskutuar rreth një libri që ato kanë lexuar, duke shprehur opinionet e tyre, pëlqimet dhe jo pëlqimet.
Gjatë takimit u diskutua rreth librave të shkrimtares Irma Kurti, e cila për studentët e pranishëm dhuroi disa libra.
