
Për të dytin vit radhazi, Universiteti Barleti (Qendra Bridge dhe Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit) në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej“në Gjirokastër (universiteti iniciator), Universitetin “Fan S. Noli“ në Korçë dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi“ në Shkodër, organizojnë Konferencën Shkencore Ndëruniversitare me temë: “Mundësitë dhe Sfidat për Zhvillim të Qëndrueshëm të Turizmit“.
Në kushtet e pandemisë si dhe në respektim të plotë të masave anticovid, konferenca do të zhvillohet Online, më 27 maj 2021 në platformën ZOOM. Konferenca synon të bashkojë në një forum kombëtar akademik, kërkues shkencorë, pedagogë, studentë dhe aktorë të tjerë të sektorit të turizmit (por jo vetëm), për të ndarë njohuritë dhe eksperiencat kërkimore dhe studimore me fokus sektorin e turizmit. Autorët janë të ftuar të paraqesin punime (kumtesa të plota) në shqip dhe anglisht përmes sistemit të paraqitjes së konferencës duke i dërguar në [email protected]. Punimet duhet të jenë origjinale dhe nuk duhet të jenë botuar më parë.
Nën-temat e konferencës:
- Zhvillim i turizmit në kushtet e pandemisë
- Politikat dhe Strategjitë e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit
- Media dhe turizmi i qëndrueshëm
- Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore
- Menaxhimi i turizmit të qëndrueshëm
- Marketingu i turizmit
- Sjellja konsumatore në turizëm
- Turizmi dhe inovacioni
- Agroturizmi dhe turizmi rural
- Efektet mjedisore dhe social-ekonomike të turizmit
Tarifa dhe publikimi i punimeve të konferencës:
- Abstraktet dhe punimet e plota të konferencës do të botohen në librin e punimit të konferencës në Proceeding me ISBN.
- Për pjesëmarrësit jashtë universiteteve partnere pagesa është 3 000 lekë, ndërsa për pjesëmarrësit nga universitet partnere është pa pagesë.
Data të rëndësishme:
- Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: Mars 15, 2021
- Njoftimi vetëm për pranimin e abstrakteve: Mars 25, 2021
- Afati për dorëshkrimet e plota: Prill 26, 2021
- Njoftimi për pranimin e punimit: Maj 17, 2021
- Drafti i programit: Maj 20, 2021
- Data e konferencës: Maj 27, 2021
Bordi Shkencor
Kryetar: Prof.dr.Gëzim Sala
Anëtarë: Prof.dr. Suzana Guxholli; Prof.Dr.Agim Kukeli; Prof.dr. Suzana Golemi; Prof.dr. Arjeta Troshani; Prof.asoc.dr. Selfo Oruçi; Prof.asoc.dr.Ledina Alolli; Prof.asoc.Eleina Qirici; Prof.asoc.dr.Albina Sinani; Prof.as.dr.Blerta Dragusha; Prof.as.dr.Mirjam Dibra; Prof.asoc.dr. Arbi Agalliu; Prof.as.dr. Brilanda Bushati; Prof.asoc.dr.Jonela Spaho; Dr.Benita Stavre; Dr.Florina Pazari; Dr.Zamira Veizi; Dr.Ardiana Miçi; Dr.Teuta Nunaj; Dr. Robert Çela; Dr. Eduina Guga.
Gjuha e Konferencës: Shqip & Anglisht
Të dhëna për abstraktin:
- Dërgimi i abstraktit do të bëhet sipas rregullave: Titulli - Time New Roman 14; Autorët - Emër, mbiemër, grada/tituli, Universiteti, Fakulteti, Vendi, adresa e e-mail - Time New Roman 11; Trupi i abstraktit - Time New Roman 12; Fjalët kyçe - Time New Roman 12, italic;
- Abstrakti nuk duhet të ketë më shumë se 300 fjalë (pa përfshirë titullin, dhe të dhënat e autorëve) dhe fjalë kyçe 3 - 5 fjalë;
- Abstrakti nuk duhet të përmbajë tabela dhe grafikë;
- Nuk duhet të përmbajë citime;
- Abstrakti duhet të pëmbajë cështjet dhe objektivat;
- Në hyrje të abstraktit kërkohet një paragraf për të theksuar rëndësinë e punimit;
- Metodologjia e përdorur gjithashtu të përmendet në abstrakt;
- Abstrakti duhet të përmbajë emrin e plotë të autorit / autorëve si dhe informacionin e kontaktit.
- Abstrakti dërgohet në adresën: [email protected]
- Numri maksimal i abstrakteve që pranohen nga një autor (pavarësisht renditjes së tij) është vetëm dy.
- Abstrakti do dorëzohet në dy gjuhë: shqip dhe anglisht
Të dhëna për dërgimin e artikullit të plotë:
- Bordi shkencor është përgjegjës për redaktimin dhe pranimin e artikujve
- Referimet dhe bibliografia duhet të shkruhen sipas stilit APA;
- Artikulli nuk duhet të jetë më i gjatë se 7 faqe, format A4.
- Artikulli shkruhet në Time New Roman 12, Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.15; - Formati: A4;
- Titulli: Times New Roman 14 pikë, të gjitha me shkronja të mëdha, tw bolduara nw justify.
- Emrat e autorit / autorëve: Times New Roman 12 pt, secila fjalë me shkronjë të madhe, e përqendruar në dokument.
- Autorët artikullin e plotë e dërgojnë në adresën elektronike të konferencës: [email protected]
