
Klubi Ligj dhe Demokraci, organizoi takimin e radhës, me temë "Shkelja e të drejtave themelorenë Shqipëri bazuar në nenet e Kushtetutës”, nën moderimin dhe koordinimin e Grejsa Dushku.
Forumi studentor u fokusua fillimisht në rëndësinë e Kushtetutës, ligjit dhe së drejtës në tërësi. I ftuar në takim ishte Msc. Av. Erli Zdrava, i cili trajtoi kryesisht aspektin e pronës private dhe rëndësisë së saj si e drejtë në Shqipëri, si dhe ndau opinionet e tij me studentët, si një njohës shumë i mirë i ligjit. Studentët shprehën mendimet e tyre rreth të drejtave më të shkelura/cënuara të Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë dhe u ndalën tek të drejta si: Barazia përpara ligjit (neni 18), liria e shprehjes (neni 22), ndalimi i torturës, trajtimit ç’njerëzor dhe degradues (neni 25), e drejta e votës (neni 45/4) apo dhe e drejta e punës (neni 49). Diskutimet u ndalën gjatë edhe tek Neni 3 i kushteutës, "dinjiteti",si baza e çdo të drejte.
Diskutimit nuk i munguan aspak opinionet e pjesëmarrësve të cilët ndanë eksperiencat dhe mendimet e tyre me njëri-tjetrin për të drejtat më të cënuara duke sjellë edhe zgjidhje si vetëdijësim dhe promovim i tyre.
