
Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Klubin e Rekreacionit dhe Outdoors nën kujdesin e Dr. Elda Mamoçi, organizuan takimin online me tematikë: "Trashëgimia Natyrore e Kosovës dhe mbrojtja e saj", ku i ftuar ishte Z. Fadil Bajraktari, Drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. Në takim u diskutua rreth Trashëgimisë Natyrore të Kosovës, si dhe menaxhimit të qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura. Me pjesmarrjen e studentëve të programeve të ndryshme të studimit të Universitetit #Barleti dhe anëtarëve të stafit akademik, takimi rezultoi mjaft i suksesshëm.
