
Klubi i Vullnetarëve të Universitetit “Barleti” me koordinator të aktivitetit humanitar studentët Ina Brahja dhe Alban Bërmeta mblodhën ushqime, veshje dhe shumën prej 58.000 lekë (pesëdhjetë e tetë mijë lekë) për ti ardhur në ndihmë familjes në vështirësi.
Dorëzimi i veshjeve, ushqimeve dhe shumës monetare u realizua me përfaqësuesit e klubit të vullnetarëve dhe Dekanen e Studentëve.
