
Ditën e enjte, datë 28.01.2021, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nën kujdesin e z.Blendi Klosi, zhvilluan një takim konsultativ me institucionet që ofrojnë kurset e formimit profesional si Udhërrëfyes Turistik Kombëtar dhe Udhërrëfyes të Specialitetit të Veçantë. Takimi u përqëndrua tek përmirësimi dhe rritja e cilësisë së udhërrëfyesve turistik, ndërlidhjen më të mirë me agjensitë dhe operatorët turistik dhe promovimin e destinacioneve turistike. Përfaqësuesit e Universitetit Barleti, si një prej institucioneve më serioze të ofrimit të kurseve të formimit profesional si udhërrëfyes turistik me standarte te larta dhe të drejtë licensimi, shtruan per diskutim problematikat e hasura gjatë vitit 2020 në lidhje me organizimin dhe zhvillimin e kurseve si dhe ofruan sugjerimet dhe suportin e tyre
për promovimin e destinacioneve turistike në Shqipëri.
