
Ditën e enjte datë 28.01.2021, Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit, nën kujdesin e Dr.Florina Pazari, organizuan takimin Online me tematikë:
"Rezerva Ndërkufitare Ohër-Prespë – Sit i Trashëgimisë Botërore”, ku e ftuar ishte specialistja e turizmit, pedagoge Dr.Ardiana Mici.
Në takim u diskutua rreth kritereve të definicionit të Rezervës së Biosferës Ndërkufitare, kriteret e shpalljes së tyre si Site të Trashëgimisë Botërore, potencialit tuirstik të rezervës së Biosferës Ohër-Prespë si dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tyre.
Me pjesmarrjen e studentëve të programeve të ndryshme të studimit të Universitetit Barleti dhe anëtarëve të stafit akademik, takimi rezultoi mjaft i suksesshëm.
