
Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës organizoi leksionin e hapur me temë: “Menaxhimi i Njohurive të Organizatës”.
E ftuar Znj. Elma Zeneli, Alumni Universiteti “Barleti” dhe Menaxhere e Burimeve Njerëzore në Fushë - Krujë Cementt Factory sh.p.k. Znj. Zeneli përcolli për auditorin përvojën e saj në kompani, ndikimin që arsimimi në programin MP “Lidership dhe Menaxhim i Burimeve Njerëzore” ka patur në zhvillimin e karrierës së saj dhe metodat innovative dhe bashkëkohore që përdoren nga kompania për zhvillimin e saj, përmirësimin e cilësisë.
Leksioni u zhvillua si një bashkëbisedim me studentët e Masterit, duke ndarë së bashku përvojën dhe duke pasuruar dijet.
