
"Feminizmi"
Më datë 2.02.2021 Klubi "Debat dhe Komunikim Reldi", zhvilloi takimin e radhës me temë "Feminizmi";, ideuar nga studenti Denis Ndoci dhe moderuar nga koordinatorja Marjana Koceku.
Maturantë dhe studentët nga programe të ndryshme studimi, analizuan, debatuan dhe folën mbi këtë temë aq sa të rëndësishme dhe delikate. U diskutua për rëndësinë dhe vështirësitë e kësaj lëvizjeje, mënyrat për të fuqizuar gratë dhe vajzat për ti larguar nga diskriminimi, por pa shkelur të drejtat e gjinisë tjetër.
