
“Hapësirat publike dhe rëndësia e tyre”
Studentë nga programe të ndryshme të #UniversitetiBarleti, organizuan takimin virtual me temë "Hapësirat publike dhe rëndësia e tyre", nën koordinimin e studentit Gleni Jaho. Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit analizuan dhe diskutuan rreth rëndësisë së hapësirave publike dhe ndërtimeve në hapësirën urbane.
Ndërtimi pa kriter në një hapësirë urbane, me kalimin e viteve sjell shqetësime edhe për cilësinë e oksigjenit për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.
Studentët, ndanë mendimet e tyre dhe dolën në përfundimin së në zonat urbane, duhet të ndërtohet në mënyrë të strukturuar dhe në proporcion të drejtë me hapësirat e dedikuara për qytetarët. E ftuar në takim ishte Ark. Anjeza Llubani, e cila ndau me studentët argumente të vlefshme të degës së arkitekturës.
