
Një takim prezantues i AM-Barleti Human Capital shpk me studentët e Uniba
Klubi i Karrierës organizojë një takim me Dr. Elona Bano, drejtuese e Barleti Human Capital ku u njohën me faqjen zyrtare dhe me përmbajtjen e saj. Kjo faqje mundëson disa seksione për të gjithë studentët dhe jo vetëm, që u vjen në mbështetje për të parapërgatitur çdo individ për aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara nga punëdhënësit në një të ardhme, duke i mbështetur për mësimin e zanatave dhe praktikat e punës.
Diskutimit nuk i munguan aspak pyetjet e studentëve nën koordinimin e studentes Stela Shahinas, të cilët ndanë edhe mendimet e tyre me njëri-tjetrin se ku e shikonin veten e tyre për 10 vjet.
