
Tema e aktivitetit: "Demokracia- si lindi dhe u zhvillua, sfidat në Shqipëri”.
Forumi studentor u fokusua fillimisht në historikun e krijimit dhe lindjes së demokracisë në Athinë. Studentët pjesëmarrës diskutuan rreth llojeve të demokracisë, formës së aplikuar nga shtete të ndryshme si SHBA, Zvicër dhe rreth modelit demokratik më të mirë. Diskutimet u ndalën gjatë tek ardhja e demokracisë në Shqipëri dhe sfidat/problemet e saj në vendin tonë. Diskutime dhe ide të shumta pati edhe në lidhje me modelin e demokracisë Pjesëmarrëse
përballë asaj me përfaqësues.
Forumi u përcoll edhe nga pedagogë të nderuar të Universitetit “Barleti” të cilët u ndjenë krenarë duke dëgjuar studentët e tyre të debatonin dhe diskutonin para tyre.
Diskutimit nuk i munguan aspak opinionet e studentëve nën moderimin e Grejsa Dushku, të cilët ndanë eksperiencat dhe mendimet e tyre me njëri-tjetrin lidhur me problemet e demokracisë në Shqipëri, duke nxitur mendimin kritik dhe shpërndarë eksperienca dhe njohuri.
