
Më datë 22.01.2021, Klubi ICT organizoi takimin e parë, me temë “Kalendari i aktiviteteve të klubit”, nën koordinimin e studentit Gevio Tabaku.
Gjatë aktivitetit, përpos njohjes dhe prezantimit me njëri-tjetrin të anëtarëve të klubit, u shkëmbyen ide/mendime midis studentëve, për zhvillimin e aktiviteteve të klubit.
Idetë dhe mendimet ishin të shumta, kryesisht lidhur me idetë e organizimin e workshopeve, trajnimeve, seminareve, debateve shkencorë apo forumeve të ndryshme, me të ftuar profesionistë, për ti ndihmuar studentët të jenë sa më pranë profesionit të tyre.
