
Më datë 21.01.2021, Klubi i Sipërmarrjes dhe Inovacionit organizoi takimin e parë, me temë “Kalendari i aktiviteteve të klubit”, nën koordinimin e studentes Eva Mihana. Gjatë aktivitetit, përpos njohjes dhe prezantimit me njëri-tjetrin të anëtarëve të klubit, u shkëmbyen ide/mendime midis studentëve, për një jetë studentore sa më aktive dhe zhvillimin e sa më shumë ideve novative në funksion të zhvillimit të klubit. Idetë dhe mendimet ishin të shumta, kryesisht lidhur me idetë e Start-up, organizimin e seminareve, debateve shkencorë apo formumeve të ndryshme me të ftuar profesionistë, për ti ndihmuar studentët të jenë sa më pranë profesionit të tyre.
