
Më datë 18.01.2021, Klubi Debat dhe Komunikim “Reldi”, organizoi takimin e radhës, me temë “Punësimi dhe kriteret punëdhënës - punëmarrës”, nën kujdesin e studentes Marjana Lleshi dhe koordinimin e Marjana Koçeku.
Gjatë aktivitetit, përpos njohjes dhe prezantimit me njëri-tjetrin të anëtarëve të klubit, u diskutua për punën si koncept në Shqipëri dhe vështirësitë që hasen si punëkërkues, eksperienca që kërkohet dhe që mungon prej kërkesës së lartë të saj. U diskutua për gadishmërinë e studentëve për të kryer punë vullnetare, eksperiencat e tyre dhe me pengesat me të cilat janë përballur në tregun e punës.
