
Departamenti i Drejtësisë, pranë Universitetit "Barleti", nën kujdesin e Dr.Elona Bano, lektore e drejtës ndërkombëtare publike, në bashkëpunim me Fondacionin Së Bashku dhe ICAN organizojnë leksionin e hapur me temë " Hyrja në fuqi e Traktatit të OKB-së për "Ndalimin e Armëve Bërthamore" - një thirrje për Shqipërinë për t`u pozicionuar në anën e duhur".
Në këtë leksion të hapur do të marrin pjesë studentë bachelor dhe master të Universitetit "Barleti" dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Së Bashku, znj. Suela Lala.
