
Më datë 15.01.2021, Klubi “Ligj dhe Demokraci”, organizoi takimin e parë, me temë “Kalendari i aktiviteteve të klubit”.
Gjatë aktivitetit, përpos njohjes dhe prezantimit me njëri-tjetrin të anëtarëve të klubit, u shkëmbyen ide/mendime midis studentëve, për një jetë studentore sa më aktive duke u fokusuar tek Klubi “Ligj dhe Demokraci”.
Idetë dhe mendimet ishin të shumta, kryesisht lidhur me organizimin e seminareve, gjyqeve simuluese, debateve shkencorë apo forumeve të ndryshme me të ftuar profesionistë të ligjit, për ti ndihmuar studentët të jenë sa më pranë profesionit të tyre. Takimi pati interaktivitet dhe ide të shumta.
