
Me datë 9.12.2020 nën organizimin e Dekanit të Studentëve në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, Ambasadorja Yuri Kim u takua me studentet e Universitetit Barleti, si pjesë e programit "Njihu me Amerikën".
Ajo i nxiti ata të punojnë së bashku për të sjellë ndryshim pozitiv. Grupi u takua gjithashtu edhe me pjesëtarë të tjerë të stafit të Ambasadës për të mësuar mbi jetën e një diplomati, punën e përditshme në Ambasadë, si dhe programet e saj për të rinjtë shqiptarë.
Nëpërmjet programit Njihu me Amerikën, Barletasit dhe diplomatët amerikanë morën pjesë në biseda mbi kulturën, historinë, arsimin, dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
