
Kjo ditë do ti përkushtohet aktiviteteve më humane që mendohet të zhvillohet nga klubi i vullnetarëve të UniBa në bashkëpunim me gjithë stafin me qëllimin madhor; krijimin e një bote më të mirë e me më pak varfëri dhe vuajtje.
Ky aktivitet ka si synim ndërgjegjësimin e të gjithë studentëve se; “Të ndihmosh dhe të sjellësh sadopak ndryshim në jetën e dikujt, fal lumturi e shpresë. Të dhurosh, të jep më shumë kënaqësi se të marrësh!”
Ky organizim kërkon aktivizimin vullnetar të të gjithë studentëve, për grumbullimin e sa më shumë rrobave, librave dhe lodrave për fëmijët në mënyrë që t’u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë. Ndihmat e mbledhura do të shpërndahen nga vetë studentët e klubit për familjet në nevojë.
Ju mirëpresim çdo ditë deri më 5 dhjetor, ora 9.00-14.00 për të dhënë kontributin tuaj!
E-mail: [email protected]
