Rreth aktivitetit:
Ky aktivitet lind si nevojë e vitalizimit të studentit për të diskutuar dhe shkëmbyer ide dhe eksperienca, si konkretizimi më i mirë i dijeve që marrin në bankat e shkollës por jo vetëm. Që idetë të mos mbeten germa të heshtura mbi libra, por të marrin jetë në çdo veprim që hedhim.
Nëntemat për diskutIm: Arti i komunikimit dhe gjuha e lidershipit, barrierat e komunikimit që vendosim ndaj bashkëbiseduesve që kemi përballë, roli i familjes dhe i mjedisit social, rëndësia e tyre në edukimin e fëmijëve, qytetarit të ardhshëm, i cili nesër merr vendime për të gjithë shoqërinë. A mjafton të qenit profesionist apo duhet dhe arti i të shpjeguarit, dashuria për profesionin, për transmetimin e dijeve që ndërtojnë qytetarin e së nesërmes? Për çfarë diskutojnë të rinjtë sot?
Vendodhja: Universiteti Barleti ose on-line